Balliu: Parlamenti shqiptar është kthyer në tempull të autokracisë, godet drejtësinë dhe mbron hajdutët në qeveri

Në një tryezë të organizuar nga Westminster Foundation for Democracy dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Klevis Balliu kritikoi ashpër funksionimin e Parlamentit, duke e cilësuar si një “tempull të autokracisë” në vend të një institucioni të demokracisë.

"Sot, në tryezën e organizuar nga Westminster Foundation for Democracy dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, ku tema ishte demokracia, theksova se Parlamenti, që duhet të jetë tempulli i demokracisë, sot është kthyer në një tempull të autokracisë.

Parlamenti nuk njeh vendimet e Gjykatës Kushtetuese e Shqipërisë, nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore nga opozita të cilat janë një e drejtë kushtetuese dhe nuk pranon interpelancat me Kryeministrin, i cili paraqitet në Parlament vetëm një herë në gjashtë muaj.

Ndërkohë, Parlamenti sot duket se ka vetëm një funksion: të godasë drejtësinë dhe të mbrojë hajdutët në qeveri", ka shkruar Balliu.