VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (26 - 27 mars 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Mesdheu dhe Ballkani përfshihen nga stuhi ciklonare me rrebeshe shiu dhe erë të fortë. Evropa Qendrore dhe Alpet me vranësira e reshje, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit me kthjellime.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me vranësira dhe reshje të pakta. Pasdite pritet përkeqësim i motit me reshje të dendura dhe stuhi gjatë natës. Temperaturat luhaten nga 2°C – 20°C. Era fryn deri mbi 75 km/h, dallgëzim 5 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, Mesdheu vijon me mot të paqëndrueshëm dhe stuhi, sidomos në Ballkanin veriperëndimor, ndërsa pjesa tjetër e Evropës më e qëndrueshme.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme.

Sipas MeteoAlb, paradite do te priten  reshje shiu dhe rrebeshe, më të theksuara në Veri dhe Qendër. Në male rikthehet dëbora. Pasdite përmirësim gradual. Temperaturat luhaten -2°C – 16°C. Era fryn i 45 km/h, dallgëzim mbi 3 ballë.