Qeveria vendos dhënien e pensionit të posaçëm për ish-trajnerin Fatmir Cukën

Në mbledhjen e kësaj të enjte, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror për ish-trajnerin e basketbollit Fatmir Cukën, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

VKM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror z. Fatmir Qeramudin Cuka, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA