Sot Kombëtarja shkruan histori/ Haxhia: Të luash për një biletë në Botëror është përgjegjësi e madhe

Emocionet dhe pritshmëritë janë në kulmin e tyre teksa Kombëtarja e Shqipërisë përgatitet për një nga ndeshjet më vendimtare të historisë së saj, përballjen në Varshavë që mund të vulosë një kualifikim historik në Kampionatin Botëror.

Në studion e Ora News, eksperti sportiv dhe drejtori sportiv Sokol Haxhia e cilësoi këtë sfidë si një ngjarje të paprecedentë për futbollin shqiptar. "Kjo është një nga ato ndeshje që Shqipëria nuk i ka përjetuar kurrë më parë.

Të luash për një biletë në Botëror është një përgjegjësi e madhe," u shpreh ai, duke theksuar atmosferën elektrizuese që mbretëron në kryeqytet.

Megjithatë, Haxhia paralajmëroi për një sfidë të vështirë. "Po përballemi me një skuadër gjigante të futbollit evropian, që ka marrë pjesë në dy Botërorët e fundit, në 2018 dhe 2022. Por Shqipëria ka treguar se di të bëjë surpriza," shtoi ai.

Nga ana e tij, trajneri Alfred Deliallisi e cilësoi këtë si momentin ideal për Kombëtaren.

"Kemi më shumë eksperiencë si ekip dhe individualisht në arenën ndërkombëtare, dhe kjo do na shërbejë në ndeshjen e sotme. Janë ndeshje që të vijnë pothuajse një herë në jetë dhe kjo është një mundësi unike për historinë tonë," u shpreh trajneri.

Të dy ekspertët bien dakord se kjo përballje është monumentale, një test force dhe pjekurie për Shqipërinë që ëndërron të shkruajë kapitullin më të lavdishëm në historinë e saj sportive.

Ndiqni intervistën e plotë: