FOTO+VIDEO/ Gjithçka gati në dhomat e zhveshjes! Atmosferë spektakolare në Varshavë, tifozët kuqezi nisin festën pak para duelit

Federata e Shqiptare e Futbollit teksa ka publikuar pamjet thekson se gjithçka gati në dhomat e zhveshjes, shqiponjat priten në stadium.

Varshava ka marrë ngjyrat kuqezi. Vetëm dy orë përpara nisjes së sfidës mes Polonisë dhe Shqipërisë, tifozët shqiptarë të pranishëm në kryeqytetin polak kanë pushtuar rrugët përreth stadiumit, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot entuziazëm.

FOTO+VIDEO/ Gjithçka gati në dhomat e zhveshjes! Atmosferë

Me flamuj në duar, këngë patriotike dhe thirrje mbështetjeje për Kombëtaren ata kanë nisur grumbullimet që në orët e para të mëngjesit.

Nëpër sheshe dhe bulevarde dëgjohen brohoritjet “Shqipëri, Shqipëri”, ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur të marshojnë së bashku drejt stadiumit, duke tërhequr vëmendjen edhe të vendasve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Ndërkohë, hyrjet në stadium kanë filluar gradualisht, ku tifozët kuqezi po zënë vendet e tyre në tribunën që do të jetë e dedikuar për ta.