Ulja e lindshmërisë, sociologu Tushi: Nga 7 fëmijë për grua në vitet 50, sot norma ka shkuar në 1.2

Sociologu Gëzim Tushi ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, ku trajtoi një nga fenomenet më shqetësuese demografike në vend, rënien e lindshmërisë.

Gjatë fjalës së tij, Tushi paraqiti një panoramë historike të treguesit të fertilitetit në Shqipëri, duke theksuar se vendi ka kaluar nga nivele shumë të larta në mesin e shekullit të kaluar, në nivele minimale sot.

Sipas tij, në vitin 1955 Shqipëria kishte rreth 6.7 fëmijë për grua, ndërsa në vitet 50 kjo shifër arrinte deri në 7 fëmijë për grua.

Në vitin 1990 norma ra në 2.3 fëmijë për grua, për të vijuar më pas një rënie graduale në 1.7 dhe aktualisht në vetëm 1.2 fëmijë për grua.

Ai e cilësoi këtë nivel si më të ulëtin në historinë e vendit, duke ngritur shqetësime serioze për pasojat afatgjata në strukturën e popullsisë.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR”