Mekanizmi i 'dyshemesë'/ Nunaj: Institucionet duhet të jenë të kujdesshme në vendimet për zbritjet

Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë, ishte në një lidhje direkte për Ora News për të shpjeguar mekanizmin e ri të zbritjeve të çmimeve të karburanteve, i cili funksionon mbi një “dysheme” të paracaktuar.

Sipas saj, qytetarët do të përfitojnë zbritje vetëm nëse çmimi i tregut e kalon këtë nivel. Në të kundërt, nuk do të ketë ulje, pavarësisht rritjes apo rënies së çmimit në treg.

“Nëse çmimi i karburantit arrin ose kalon nivelin e dyshemesë, zbritja aktivizohet. Nëse mbetet më poshtë, nuk ka ulje. Kjo bën të domosdoshme transparencën e vendimmarrjes së bordit, sepse edhe një diferencë minimale si 219 apo 220 lekë mund të përcaktojë zbritjen.”- tha Nunaj.

Ekspertja shpjegoi gjithashtu lidhjen me inflacionin dhe presionin e rritjes së çmimeve të energjisë: sa më shumë rriten çmimet, aq më shumë presion ka për të stabilizuar tregun dhe jetesën e qytetarëve.

“Kur çmimet e energjisë rriten, produktet bëhen më të shtrenjta dhe jetesa bëhet më e vështirë. Edhe pse banka qendrore nuk ka ndërmend të ndryshojë normën e interesit tani, institucionet duhet të jenë të kujdesshme dhe transparente në vendimet për zbritjet.”- shtoi ai.

Mekanizmi i “dyshemesë” synon të japë një kontroll më të mirë mbi uljet e çmimeve, duke e bërë vendimmarrjen më të qartë dhe duke mbrojtur konsumatorin në një situatë të ndikuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: