EDHE KOSOVA PËR HISTORI/ Dardanët do të sfidojnë Sllovakonë në Bratislavë për Botëror

Edhe Kosova do të luajë sonte ndaj Sllovakisë për ndeshjen e play off-it të kupës së botës. Në Bratislavë, dardanët do të kërkojn të bëjnë historinë për të shkuar në finalen e play off-it.

Nga Varshava në Bratislavë. Dy stadiume të ndryshme, por një ëndërr e njëjtë për shqiptarët. Kosova do të luajën sfidën e plej ofit ndaj Sllovakisë. Edhe dardanët kërkojnë kalimin në finalen e plej ofit ashtu si Shqipëria.

Kosova shkon në këtë duel me moral të lartë dhe me besim të madh, pas përgatitjeve intensive dhe atmosferës pozitive që ka shoqëruar skuadrën gjatë ditëve të fundit.

Sfida në Bratislavë pritet të jetë e fortë dhe e luftuar, me të dyja skuadrat që synojnë vetëm fitoren për të siguruar një vend në finale, mes Turqisë ose Rumanisë.

Sllovakia është e favorizuar nga tifozët, pasi luan në Bratislavë, ndërsa Kosova do të kërkojë të shfrytëzojë momentin e mirë që po kalon.

Edhe pse zyrtarisht, tifozët kosovarë kanë marrë rreth 1 mijë e 500 bileta, në stadium pritet të ketë më shumë. Raportohet se qindra tifozë kosovarë që jetojnë në Sllovaki dhe vende përreth kanë mundur të sigurojnë bileta në sektorë neutralë.

Trajneri Foda e ka grupin e plotë dhe kërkon të mbështetet  nga Vedat Muriqi, i cili po shkëlqen këtë sezon.

Një fitore sonte do të ishte një hap gjigant për Kosovën drejt realizimit të ëndrrës për pjesëmarrje në një Kampionat Botëror.

Përballja do të luhet në orën 20:45. Nëse dardanët fitojnë sonte, do të shpresojnë që historinë ta shkruajnë javën e ardhshme në Prishtinë.