EMRI/ Shiste dr*gë në lokalin e tij në Dibër, arrestohet 20-vjeçari në flagrancë

EMRI/ Shiste dr*gë në lokalin e tij në Dibër, arrestohet
Një person është arrestuar në Bulqizë pasi dyshohet se shiste kokainë në lokalin e tij.

Policia, duke u mbështetur në informacionet e siguruara operativisht, organizoi një kontroll në ambientet e lokalit.

Gjatë kontrollit u gjetën doza kokainë gati për shitje dhe një shumë parash, që mendohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua Leonardo Përkopa, 20 vjeç, banues në Bulqizë, dhe materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.