SHERR ME SENDE TË FORTA NË LEZHË/ Mbetet një person i pl*gosur pas konfliktit, dërgohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2026, 11:27
Një person është plagosur pas një konflikti që ndodhi sot në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është goditur me sende të forta gjatë përplasjes.
Ai u dërgua menjëherë në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.
Mjekët bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje.
