U ekz*kutua në një lokal në Shëngjin në 2023, Gjykata e Lezhës lë autorin e vr*sjes së Ardian Nikulajt në burgim të përjetshëm

Gjykata e Lezhë ka dhënë vendimin për vrasjen e Ardian Nikulaj, duke dënuar me burgim të përjetshëm autorin e krimit.

Shtetasi portugez Ruben Saraiva është shpallur fajtor dhe do të vuajë dënimin maksimal të parashikuar nga ligji.

Ngjarja ndodhi në vitin 2023 në Shëngjin, ku Nikulaj u qëllua për vdekje brenda një lokali.

Sipas hetimeve, vrasja ishte e organizuar dhe e planifikuar në detaje, me lëvizje të studiuara paraprakisht nga autorët.