Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Përplaset makina me motoçikletën, drejtuesi i motorit dërgohet në Urgjencë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 15:18
Një aksident rrugor është shënuar mesditën e kësaj të mërkure në aksin Lezhë–Shkodër road, pranë kryqëzimit të Dajçit.
Sipas të dhënave të para, një automjet është përplasur me një motoçikletë.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar si ka ndodhur aksidenti dhe rrethanat e tij.
