NGA LINDJA E MESME NË XHEPA/ Rritja e çmimeve, tregtarët: Qytetarët blejnë me kursim
Rritja e çmimit të naftës po reflektohet drejtpërdrejt në koston e jetesës. Në tregje, frutat dhe perimet janë shtrenjtuar, duke detyruar qytetarët të blejnë më pak. Tregtarët thonë se i blejnë produktet më shtrenjtë dhe janë të detyruar të rrisin çmimet, ndërsa më të prekur mbeten pensionistët.
Rritja e çmimit të naftës po ndihet çdo ditë e më shumë në xhepat e qytetarëve.
Në tregje, frutat dhe perimet janë shtrenjtuar, duke i detyruar konsumatorët të blejnë me kursim, madje edhe me kokrra.
Shtrenjtimi ka prekur veçanërisht produktet e importit, fakt që pohohet edhe nga tregtarët.
Tregtarët thonë se produktet i blejnë më shtrenjtë dhe janë të detyruar t’i shesin me çmime më të larta, ndërsa edhe shitjet kanë rënë.
Ndërkohë, shpresat si për tregtarët ashtu dhe konsumatorët është që çmimi i naftës në nivel global të stabilizohet dhe kostoja e jetesës të bëhet më e përballueshme.
