FOTO-ALBUMI/ Udha e Kryqit në kishën e Shna Ndout në Laç
Arqipeshkvi i dioqezës Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodaj dhe përfaqësues të tjerë të klerit katolik, udhëhoqën ritualin fetar që përkujton Udhën e Kryqit, në kishën e Shna Ndout në Laç.
Qindra besimtarë u mblodhën për të përkujtuar Udhën e Kryqit, simbol i rrugës së mundimeve dhe sakrificës së Jezu Krishtit deri në kryqëzim. Ky ritual u krye në njërën prej 13 të martave të shenjta, gjatë të cilave zhvillohet pelegrinazhi në Kishën e Laçit.
Duke u lutur dhe lëvduar Zotit, besimtarët kanë ndjekur 14 ndalesat e Udhës së Kryqit.
Arqipeshkvi Dodaj e cilësoi këtë rit një çelës në errësirë, një çelës jete që i thërret ndërgjegjes për të mos abuzuar me të mirat që Zoti na ka besuar, sepse nuk jemi pronarë të asgjëje dhe se jemi të gjithë kalimtarë.
Ky ritual u krye në prag të festës së madhe të pashkës katolike.
