“Respektoj vendimin e italianëve”, Meloni reagon pas referendumit: Do ecim përpara

ITALI- “Italianët kanë vendosur. Dhe ne e respektojmë këtë vendim.

Ne do të ecim përpara, siç kemi bërë gjithmonë, me përgjegjësi, vendosmëri dhe respekt për popullin italian dhe për Italinë.”

Kështu u shpreh në mesazhin e saj kryeministrja Giorgia Meloni në rrjetet sociale, pas fitores së votës “Jo” në referendumin për drejtësi.