"Nuk e kuptoj mohimin e mediave iraniane"/ Trump: Irani dëshiron marrëveshje dhe mund të arrihet brenda 5 ditësh ose më pak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Mars 2026, 14:15
"Irani dëshiron një marrëveshje, dhe një e tillë mund të arrihet brenda pesë ditësh ose më pak."
Kështu deklaroi Donald Trump në një intervistë me Fox, duke theksuar se nuk e di saktësisht se ku po referohet media iraniane, e cila ka mohuar bisedimet me Shtetet e Bashkuara.
"Bisedimet më të fundit", tha presidenti, u zhvilluan mbrëmë midis Steve Witkoff, Jared Kushner dhe homologëve të tyre.
