Operacion antidr*gë në Itali/ Shqiptari kapet me 4,5 kg k*kainë dhe 53 mijë euro cash të fshehura në mur, ja si u zbulua banda

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar gjatë një operacioni në Itali. Operacioni, i kryer nga oficerë të Seksionit të Krimit të Huaj të Skuadrës Fluturuese të Milanos, u zhvillua midis shtatorit 2022 dhe marsit 2023.

Pasi mbërritën urdhër-arrestet në mesin e marsit 2026, oficerët kryen kontrolle në shtëpi, duke i gjetur persoant e kërkuar ende në të njëjtat adresa në Osio Sopra dhe Milano, me para të fshehura në mure dhe drogë, kryesisht kokainë dhe hashash.

Të arrestuarit janë dy shqiptarë, (njëri i arrestuar së fundmi me sasinë 4,5 kg kokainë) të moshës 39 dhe 52 vjeç (ky i fundit nën arrest shtëpiak), dhe një italian 64-vjeçar.

Gjatë operacionit u sekuestruan 53,000 euro cash, 4.5 kilogramë kokainë dhe 1.7 kilogramë hashash. Ky është përfundimi i hetimit të Policisë së Shtetit, të kryer midis provincave të Bergamos dhe Milanos, i cili çoi në sekuestrimin e një totali prej 12 kilogramësh drogë dhe 90,000 eurosh në para të gatshme.

Operacion antidr*gë në Itali/ Shqiptari kapet me 4,5 kg k*kainë