NË “GJURMËT” E BIZNESMENËVE/ GJKKO lejon hapjen e celularëve të ish-zyrtarëve e sipërmarrësve
SPAK ka marrë autorizim për të hapur dhe analizuar celularët e ish-zyrtarëve dhe biznesmenëve në kuadër të hetimeve për abuzime me tendera. Verifikimi synon zbardhjen e lidhjeve dhe komunikimeve të dyshimta që mund të faktojnë korrupsion dhe favorizime në prokurimet publike.
Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme Erion Çela, ka autorizuar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për të nisur këqyrjen dhe analizimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara dy ish-zyrtarëve të lartë, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli në funksion të një hetimi për investimet në infrastrukturë.
Dy ish drejtorët e KESH dhe ARRSH, janë të dyshuar në hetimet e SPAK për abuzime të dyshuara me prokurime publike, që po zgjerohet për të zbardhur edhe rolin e disa biznesmënëve me veprimtari në fushat e ndërtimit të infrastrukturës rrugore.
Procesi i këqyrjes së celularëve dhe kompjuterëve ishte pezulluar, teksa pritej një interpretim nga Gjykata Kushtetuese mbi procedurat e sekuestrimit dhe privatësisë. Pas vendimit, Gjykata e Posacme I ka dhënë Prokurorisë dritë jeshile për të vepruar.
Si pjesë e hetimit, SPAK mësohet se u ka sekuestuar celularët edhe disa biznesmenëvë, mes të cilëve mësohet se janë edhe Ilir Shtufi e Pëllumb Salillari.
Edhe pajisjet e tyre po ashtu priotet të happen në kërkim të provave.
Prokurorët Klodian Braho, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi po udhëheqin hetimin, ndërsa Të paktën 10 oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë angazhuar për analizën laboratorike të provave digjitale.
Kqtyrja do të përfshijë edhe platformat si ËhatsApp, Signal apo email-et zyrtare për të zbuluar pazare të mundshme korruptive, favorizime në tendera apo lidhje të dyshimta me biznesmenë.
Prokurorët kanë dyshime se në këto komunikimeve mund të zbulojë pazare ish-zyrtarët, por edhe persona të tjerë me peshë në administratë apo botën e biznesit.
