Dyshime ndaj Hungarisë për rrjedhje të dhënash drejt Rusisë/ KE pret sqarime, M. e Drejtësisë hungareze: Përgjimi, një sulm serioz
Komisioni Evropian tha të hënën se ishte shumë i shqetësuar nga raportet në Washington Post që sugjeronin se Hungaria i ka dhënë të dhëna të ndjeshme Rusisë, me të cilën qeveria e Viktor Orban ka marrëdhënie të mira.
Një zëdhënëse theksoi se Komisioni pret sqarime nga qeveria hungareze, duke shtuar se një marrëdhënie besimi mes BE dhe vendeve anëtare është thelbësore për funksionimin e duhur të Unionit evropian.
“Një marrëdhënie besimi midis shteteve anëtare dhe midis tyre dhe institucioneve është thelbësore për funksionimin e duhur të Bashkimit Evropian dhe ne presim që qeveria hungareze të japë sqarimet e nevojshme “, tha zëdhënësja Anitta Hipper.
Nga ana tjetër, kryeministri hungarez Viktor Orban kritikoi atë që ai e cilësoi si “përgjim të një anëtari të qeverisë” pas raportimit të gazetës amerikane.
“Përgjimi i një anëtari të qeverisë është një sulm serioz kundër Hungarisë”, tha ai në një postim në Facebook, duke shtuar se i kishte kërkuar një hetim Ministrit të Drejtësisë.
Artikulli i gazetës amerikane, i cili citon disa zyrtarë evropianë të kenë thënë se ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto telefonon rregullisht homologun e tij rus, Sergey Lavrov, megjithatë nuk e përmend përgjimin e tij.

