Rama uron besimtarët në podcastin “Flasim”: Gëzuar Fitër Bajramin dhe Ditën e Nevruzit

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi për besimtarët myslimanë dhe bektashinj me rastin e Fitër Bajramit dhe Ditës së Sulltan Nevruzit, të cilat këtë vit përkojnë me ditët e para të pranverës.

Në një mesazh të ndarë në podcastin “Flasim”, ai theksoi rëndësinë e këtyre festave si simbol i reflektimit, rilindjes dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri, duke uruar paqe, shëndet dhe mirësi për të gjitha familjet shqiptare.

" Një urim për Fitër Bajramin (20 Mars) dhe ditën e Sulltan Nevruzit (22 Mars)

Këto shënime sot natyrisht që nuk mund të nisninpërveçse me urimin për dy festa të bekuara në këtë truall të vëllazërisë fetare, qëështë Shqipëria jonë. Dy festa, të cilat këtë vit përkojnë me ditët që çelin pranverën, Fiter Bajramin dhe Ditën e Nevruzit.

Urime nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë, pas një muaji lutjesh, vetëpërmbajtjeve dhe reflektimi, me dëshirën vëllazërore që shëndeti, paqja e buzëqeshja të mbretërojnë në famijet e tyre. 

Gëzuar po ashtu të gjithë besimtarëve bektashinj, e qoftë dita që simbolizon rilindjen, shpresën dhe fillimet e reja, vetëm e para e një vargu të gjatë ditësh të mbara, për ta e për të dashurit e tyre. 

Por, padyshim uroj që të tilla të jenë edhe ditët që ka përpara Shqipëria jonë dhe jam besimplotë se ashtu do të jenë", u shpreh Rama.