Përmbytjet më të rënda në 20 vjet godasin Hawaiin, rreziku vijon.

Shteti Amerikan i Havait po përballet me përbytjet më të rënda të dy dekadave të fundit, ku reshjet intesive të shiut po shkaktojnë dëme të mëdha dhe evakuime, nërkohë që paralajmërohet për përkeqësim të situatës në ditët në vijim.

Hawaii është goditur nga një valë rreshjesh shiu të rrëmbyeshme, që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa ishuj, duke detyruar autoritetetë shpallin gjendjen e emergjencës në zonat e prekura.

Sipas raportimeve kjo konsderohet si ngjarja më e rëndë e këtij lloji në 20 vitet e fundit.

Rrugë të tëra janë mbuluar nga uji, ndërsa banesat dhe bizneset kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Ekipet e shpëtimit kanë ndërhyë  për të evakuuar dhjetra familje, ndërsa disa zona mbeten të izoluara si shkak i rrëshqitjes së dherave dhe bllokimit të infrastrukturës.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.

Ndërkohë qëndra strehimi të përkohëshme janë hapur për ata që janë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Meterologët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet, pasi reshje të tjera  pritet të godasin godasin rajonin në ditët në vijim.

Rreziku për përmbytje të mëtejshme dhe rrëshqitje toe mbetet i lartë, vecanërishtë në zonat malore dhe pranë lumenjve.

Ngjarja ka kthyer vëmendjen te ndikimi i ndryshimeve klimatike, të cilat sipas ekspertëve po intesifikojnë fenomenet ekstreme të motit në rajone të ndryshme të botës, përfshirë Hawaiin.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa banorët përballen me pasojat e një prej fatkeqsive natyrore më të rënda që ka prekur ishujt në 20 vitet e fundit.