Gjermania jep “dritën jeshile” për a*mët drejt Gjirit Persik dhe Ukrainës

Gjermania ka vendosur të lehtësojë procedurat për eksportin e disa pajisjeve ushtarake drejt vendeve të Gjirit Persik dhe Ukraina.

Vendimi vjen pas miratimit të një autorizimi të përgjithshëm nga qeveria federale, i cili do të jetë në fuqi për gjashtë muaj.

Me këtë ndryshim, kompanitë gjermane nuk do të kenë më nevojë të kalojnë të gjithë procesin e zakonshëm të aplikimit për çdo eksport.

Procedurat pritet të bëhen më të shpejta, duke shmangur kërkesat paraprake pranë autoriteteve përkatëse.

Sipas autoriteteve gjermane, nevoja për pajisje ushtarake është rritur, sidomos për sistemet e mbrojtjes ajrore.

Kjo lidhet me tensionet në rajonin e Gjirit Persik, por edhe me situatën e vazhdueshme në Ukrainë, e cila kërkon mbështetje të vazhdueshme në këtë fushë.

Autorizimi përfshin disa vende të Gjirit si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti, Bahreini dhe Omani.

Pajisjet që mund të eksportohen lidhen kryesisht me mbrojtjen ajrore dhe detare, si edhe me teknologji për zbulimin dhe neutralizimin e minave detare.