Nuk e panë semaforin e kuq/ Dy të rinjtë humbin jetën pasi përplasen me taksinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2026, 11:52
Dy të rinj, një 23-vjeçar dhe një 20-vjeçare, humbën jetën në një aksident në orët e para të mëngjesit, pasi motoçikleta me të cilën udhëtonin u përplas me një taksi në Viale Mugello.
Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, ndërsa sipas hetimeve fillestare, motoçikleta dyshohet se kaloi me semafor të kuq dhe u përplas me taksinë që po lëvizte drejt periferisë.
Shoferi i taksisë, 61 vjeç, mbeti i plagosur dhe u transportua në spital. Në vendngjarje intervenuan emergjencat, zjarrfikësit dhe policia.
Autoritetet kanë nisur hetime për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit, ndërsa mosrespektimi i semaforit konsiderohet shkaku kryesor i ngjarjes tragjike.
