VIDEO+FOTO/ Flet pronari i argjendarisë në Pogradec: Dyqani është hapur me kriko makine në ...

Një tentativë vjedhjeje ka ndodhur gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr 3 të qytetit. Dy persona të maskuar kanë tentuar të hapin me forcë qepenin e argjendarisë.

Burimet bëjnë me dije se ata kanë arritur të ngrejnë qepenin aq sa mund të futeshin brenda, kanë thyer xhamin e derës kryesore, por në momentin që po futeshin kanë parë të afrohej patrulla e policisë dhe kanë mundur të largohen.

Policia është vënë në kërkim të tyre, ndërsa ka sekuestruar disa kamera biznesesh në zonë për të parë mundësinë e identifikimit të tyre.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët kryesore të Pogradecit "Kajo Karafili" zonë e cila ka dhjetëra biznese dhe argjendari.

VIDEO+FOTO/ Flet pronari i argjendarisë në Pogradec: Dyqani

Pritet njoftim zyrtar mbi ngjarjen nga ana e policisë së Pogradecit, ndërsa vetë pronari i argjendërisë për mediat deklaroi se ngjarja ka ndodhur në orën 3.30 të mëngjesit të sotëm.

“Dyqani është hapur me kriko makine në orën 3.30 të natës. Nuk kanë vjedhur gjë, por kjo është hera e tretë që më sulmohet dyqani im.

Këtë herë nuk kanë mundur të marrin gjë, kanë hyrë por i ka trembur sistemi i alarmit. Ishin 3 veta, të maskuar. Unë kam besim vetëm tek ju mediat, jo tek policia.

VIDEO+FOTO/ Flet pronari i argjendarisë në Pogradec: Dyqani

Edhe dy herët e para ngjarjet nuk janë zbardhur, shpresoj të ndodhë këtë herë. Kam pësuar më parë dëm 15 mijë euro. Kam frikë, nuk shesim dot, nuk qëndrojmë dot, se shiko se ç është bërë.”, tha ai.