Vijon ndërtimi i kantierit të Bypass-it në Shëngjin/ Rama ndan pamjet: Segmenti 8.1 km që do reduktojë trafikun gjatë verës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Shëngjini, ku po vijon ndërtimi i kantierit të Bypass-it.

Rama e cilëson si një investim të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore që pritet të reduktojë trafikun gjatë sezonit veror dhe të përmirësojë zhvillimin ekonomik dhe turizmin në zonë.

Ky segment rrugor do të ketë gjatësi 8.1 kilometra dhe po financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sipas planit të punimeve, përfundimi i tij pritet në verën e vitit të ardhshëm.

Projekti do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve, do të përshpejtojë transportin dhe do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Lezhë dhe zonat përreth.

Postimi i Kryeministrit: