VIDEO+SHIFRAT/ Messi shënon golin e 900-të në karrierë, 21 vite karrierë

Lionel Messi vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Ylli argjentinas ka realizuar golin e tij të 900-të në karrierë, duke shënuar për Inter Miami në ndeshjen ndaj Nashville SC, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të CONCACAF Champions League.

38-vjeçari zhbllokoi sfidën që në minutën e 7-të me një goditje të saktë përgjatë tokës, duke vulosur një tjetër moment historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Që nga transferimi në MLS në vitin 2023, Messi ka realizuar 81 gola me fanellën e Inter Miami.

VIDEO+SHIFRAT/ Messi shënon golin e 900-të në karrierë, 21

Bilanci i tij mbresëlënës përfshin edhe 672 gola me FC Barcelona, 32 me Paris Saint-Germain dhe 115 me Argjentinën.

Fituesi i tetë herë i Topit të Artë  e nisi rrugëtimin e tij me gol në vitin 2005, kur shënoi për Barcelonën kundër Albacete.

21 vite më pas, Messi arrin një tjetër rekord që e konfirmon si një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave.