MotoGP rikthehet këtë fundjavë në Brazil pas më shumë se dy dekadash mungesë
Kampionati botëror i garave me Motora, MotoGP rikthehet këtë fundjavë në Brazil, duke shënuar një moment historik pas më shumë se dy dekadash mungesë.
Për herë të parë që nga viti 2004, gara do të zhvillohet në Goiânia, në pistën që mban emrin e legjendës braziliane Ayrton Senna.
Pas garës që shënoi nisjen e sezonit në Tajlandë, kampionati zhvendoset në një pistë të re për shumicën e pilotëve, një autodrom 3.8 kilometra i gjatë me 13 kthesa, që pritet të ofrojë spektakël dhe rivalitet të fortë mes skuadrave kryesore.
Kampionati aktualisht kryesohet nga Pedro Acosta i ekipit Red Bull KTM Factory Racing, ndërsa forca e Ducati Lenovo Team mbetet një nga pretendentet kryesore për fitore.
Në mesin e rivalëve spikat edhe Marco Bezzecchi i Aprilia Racing, fitues i garës së parë të sezonit, ndërsa vëmendja mbetet edhe te kampioni në fuqi Marc Marquez, një nga pilotët më të suksesshëm në historinë e MotoGP me shtatë tituj kampionë.
Gara në Brazil pritet të jetë veçanërisht e paparashikueshme për 22 pilotët pjesëmarrës, pasi asnjëri prej tyre nuk ka garuar më parë në këtë pistë

