JANNIK SINNER FITON INDIAN WELLS/ Tenisti Italian i bashkohet “klubit”, barazon Federer dhe Djokovic

Jannik Sinner shkroi një tjetër kapitull suksesi, duke fituar për herë të parë trofeun Indian Wells. Tenisti Italiani barazon kështu Federer dhe Djokovic

Jannik Sinner ka shkruar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij, duke triumfuar në finalen e turneut prestigjioz Indian Wells.

Tenisti italian mposhti në një përballje spektakolare rusin Daniil Medvedev, duke ngritur për herë të parë trofeun në këtë kompeticion të madh të tenisist botëror.

Finalja u vendos në dy sete të luftuara deri në “tie-break”, ku Sinner tregoi qetësi dhe klas për të triumfuar 7-6, 7-6.

Edhe pse Medvedev kaloi në avantazh 4-0 në setin e dytë, italiani reagoi fuqishëm, përmbysi ritmin e lojës dhe në fund festoi një sukses historik.

Ky është titulli i parë i Sinner në Indian Wells, që e vendos mes emrave të mëdhenj të këtij turneu si Novak Djokovic dhe Roger Federer.

Pas ndeshjes, Sinner dhuroi edhe një moment simbolik, duke shkruar në kamerë një mesazh për bashkëatdhetarin e tij Kimi Antonelli: “Kimi, je i madh”, në përgëzim të fitores së pilotit italian në Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1.