Xhevdet Zeka NDËRHYN gjatë emisionit!/ Zëdhënësi i Egnatias sqaron aludimet: Mbaj përgjegjësi të plotë nëse gjeni një...

Nëpërmjet një lidhje direkte në emisionin “Ora Sport”, zëdhënësi i klubit Egnatia, Xhevdet Zeka, ka sqaruar aludimet që qarkulluan kohët e fundit për një person me fanellën e klubit duke punuar në një profesion tjetër.

Ai hodhi poshtë çdo pretendim dhe bëri të qartë se personi nuk ka lidhje me skuadrën.

“Nëse gjeni një futbollist të Egnatias që punon një orë në Rrogozhinë dhe në gjithë Shqipërinë, mbaj përgjegjësi të plotë morale dhe profesionale, nuk ka asnjë.”-tha ai.

Zeka shpjegoi se të gjithë futbollistët e Egnatias, përfshirë lojtarët e njohur si Bakayoko, Jefferson, Ajzel dhe Daniel, janë pjesë e klubit vetëm përmes menaxherëve dhe ekipeve të njohura.

Edhe lojtarët e rinj trajtohen me seriozitet maksimal dhe qëndrojnë në hotelin e skuadrës së parë, pa pasur nevojë për punë shtesë jashtë fushës.

Ai shtoi se lajmet e pavërteta janë një dëm për imazhin e klubit, të cilin e cilësoi si model për menaxhimin, financat dhe organizimin në futbollin shqiptar.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT":