Kartoni i kuq që 'tronditi' Egnatinë/ Sorra: Aleksi dhe mbrojtësi e detyruan arbitrin
Në studion e emisionit “Ora Sport”, i ftuar për të analizuar episodin e kontestuar të kartonit të kuq në ndeshjen Egnatia-Vllaznia ishte mjeshtri i sportit, Arben Sorra.
Sorra shpjegoi se kartoni i kuq i ndëshkuar nuk përmbante bazat e duhura, pasi mbrojtësi i Egnatias nuk ishte lojtari i fundit dhe portieri Bala ishte më afër topit për ta kontrolluar atë.
Ai theksoi se presioni i Aleksit dhe mbrojtësit të qendrës ndikoi drejtpërdrejt në vendimin e arbitrit, i cili kërkoi ndihmën e VAR-it jo për një thirrje nga dhoma, por si pasojë e trysnisë në fushë.
“Kartoni i kuq nuk ishte i drejtë. Aleksi dhe mbrojtësi i qendrës nuk e lanë arbitrin të punonte qetë. Për rreth tre minuta ai u rrethua nga presioni, dhe vetëm atëherë kërkoi rishikimin e VAR-it.”-tha ai.
Analisti shtoi se kjo nuk është një situatë e izoluar, pasi Egnatia ka marrë tre kartona të kuq në katër ndeshjet e fundit kundër Vllaznisë, duke nxitur pyetje mbi menaxhimin e këtyre përballjeve dhe ndikimin e presionit psikologjik mbi arbitrat.
“Ndërhyrja e VAR-it nuk ishte nga dhoma, por arbitri e kërkoi vetë. Kjo tregon se presioni i lojtarëve mund të ndryshojë vendimet, edhe kur standardet ndërkombëtare kërkojnë qartësi dhe protokoll strikt.”- shtoi Sorra.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT":

