LAPORTA RIZGJIDHET PRESIDENT I BARÇËS! Ky është mandati i dytë për spanjollin në krye të blaugranave
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës për një mandat të dytë pesëvjeçar, pasi fitoi bindshëm në zgjedhjet e mbajtura të dielën. 63-vjeçari mori gjithsej mbi 24 mijë vota, ndërsa rikonfirmimi i tij si president i klubit u përshëndet nga trajneri Flick e të tjerë.
Joan Laporta u rikonfirmua si president I Barcelonës për një mandate tjetër 5-vjeçar.
Zgjedhjet e mbajtura ditën e diel treguan një epërsi të thellë të tij përballë rivalit Victor Font, duke siguruar mbi 32 mijë vota ose thënë ndryshe pothuajse 70 për qind.
Duke folur pas rezultatit, që ishte edhe fitorja më e thellë e regjistruar që nga viti 1997, avokati katalanas u shpreh falënderues dhe premtoi për më shumë suksese.
“Askush nuk do të na ndalojë. Na presin vite emocionuese. Do të jenë më të mirat e jetës sonë. Ky është një klub i mrekullueshëm ku anëtarët zgjedhin presidentin dhe bordin e drejtorëve. Një klub unik në botë, vërtet i jashtëzakonshëm, - tha ai në fjalimin e fitores.
Procesi i votimit u zhvillua kryesisht në stadiumin Spotify Camp Nou, ku votuan figura të njohura të klubit, përfshirë trajnerin Hansi Flick dhe disa lojtarë të ekipit të parë.
Dita e votimit përkoi me ditën e ndeshjes mes Barcelonës dhe Sevijas, ku katalanasit fituan me rezultatin 5 me 2. Me përfundimin e saj morën pjesë në votim edhe lojëtare të ekipit si Raphinha, Pedri dhe Dani Olmo.
Në votime morën pjesë edhe ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, si dhe ish-mesfushori Sergio Busquets. Përveç stadiumit Spotify Camp Nou, qendra votimi u hapën edhe në Tarragona, Girona, Lleida dhe Andorra.
Laporta ka shërbyer si president i Barcelonës nga viti 2003 deri në vitin 2010, periudhë gjatë së cilës emëroi Pep Guardiolën si trajner dhe Barcelona fitoi tripletën historike në vitin 2009.
Pas një periudhe pothuajse 10-vjeçare shkëputjeje, ai u rikthye sërish në vitin 2021, detyre të cilën do e vazhdojë të paktën edhe për 5 vite të tjera.

