"Partizani ka rritur performancën"/ Çelmeta: Përfundimi i periudhës së agjërimit do i jap ekipit një shtysë të re
Në emisionin “Ora Sport” ka qenë Roland Çelmeta, menaxher futbolli, për të analizuar formën e Partizanit dhe fitoren e fundit ndaj Dinamos.
Çelmeta tha se suksesi i Partizanit nuk ishte rastësi, por rezultat i një përgatitjeje të detajuar dhe performance të qëndrueshme në fushë.
"Me katër pikë dhe hap pas hapi, Partizani ka arritur të rrisë performancën e tij, pavarësisht dëmtimeve dhe ndryshimeve të formacionit," tha Çelmeta.
Ai shtoi se skuadra ka studiuar me kujdes kundërshtarin dhe ka zhvilluar një ndeshje të kompletuar në çdo repart, duke siguruar trepikëshin jetik.
"Dinamo e ka të vështirë sepse Partizani po bëhet një ekip i fortë dhe solid. Rikthimi i lojtarëve nga infermieria dhe përfundimi i periudhës së agjërimit do t’i japin skuadrës një shtysë të re," tha ai, duke nënvizuar avantazhin e kryeqytetasve në garën për titull.
Analisti paralajmëroi gjithashtu se ndeshjet e ardhshme, përfshirë përballjen me Vllazninë në Shkodër dhe transfertën në Durrës, do të jenë prova të rëndësishme për Dinamon, ndërsa Partizani vazhdon të konsolidojë pozitat e tij si favorit.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT":

