"Dinamo e vr*u veten"/ Çobani kritika për ekipin: Nuk tregoi asgjë nga ajo që pritej nga një pretendent për titull
Në studion e “Ora Sport” u ftua Artur Çobani, specialist futbolli, për të analizuar humbjen surprizë të Dinamos ndaj Teutës.
Çobani tha se paraqitja e Dinamos ishte katastrofike dhe rezultati i humbjes mund të përkufizohet si vetëvrasje sportive.
Ai theksoi se skuadra blu humbi një mundësi të artë për t'u afruar me kreun e tabelës, duke mos përfituar as nga barazimi i Partizanit në Vorë.
"Dinamo e vrau veten," tha Çobani.
"Sot përballë nuk kishte një ekip si Partizani, por Teutë me shumë lojtarë të rinj, që erdhi pa presion dhe shfrytëzoi momentin e duhur. Dinamo nuk tregoi asgjë nga ajo që pritej nga një pretendent për titull."-shtoi specialisti i futbollit.
Ai shtoi se humbja nuk ka justifikime, ndryshe nga derbi i fundit me Partizanin, ku Dinamo të paktën u përpoq dhe krijoi raste. Sot, performanca e dobët e lë vendin e shqetësimit për forcën dhe pjekurinë reale të skuadrës blu.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT":

