Sean Penn fiton Oscar për “Aktor në Rol Dytësor” me filmin “One Battle After Another”
Aktori amerikan Sean Penn është shpallur fitues i çmimit “Aktori më i Mirë në Rol Dytësor” në ceremoninë e 98-të të Academy Awards për interpretimin e tij në filmin One Battle After Another.
Penn u vlerësua për rolin e kolonelit Steven J. Lockjaw, një personazh kompleks në filmin e regjisorit Paul Thomas Anderson.
Çmimi iu dorëzua nga fituesi i vitit të kaluar, Kieran Culkin, i cili njoftoi se aktori nuk ishte i pranishëm në sallë.
“Sean Penn nuk mundi të ishte këtu këtë mbrëmje – ose ndoshta nuk donte të ishte”, tha Culkin me humor nga skena, duke shtuar se ai do ta pranonte çmimin në emër të tij.
Kjo është një tjetër arritje e rëndësishme në karrierën e Penn, një nga aktorët më të vlerësuar të Hollywood-it, i cili më parë ka fituar dy çmime Oscar për rolet në filmat Mystic River dhe Milk.

