Në ditëlindjen e Arta Dades, Luan Rama: Meritoni nderim dhe mirënjohje për kontributin tuaj
Luan Rama i ka kushtuar një mesazh urimi Arta Dades me rastin e ditëlindjes, duke vlerësuar kontributin e saj në arsim, politikë dhe jetën publike, si edhe figurën e saj si grua e angazhuar dhe zë i së vërtetës.
Postimi i Luan Ramës:
Kushtim:
NË DATËLINDJEN E ARTËS…
Motet shkojnë në rendin e tyre.
Arta Dade është në rendin e vet.
Me motet njëpasnjë, që për të nuk shkojnë, por vijnë nga pranvera në pranverë, Arta vazhdon të na dëshmojë mirësinë e fisme të një zonje që, më shumë se e bukur, është gruaja zemërmirë, përherë e angazhuar dhe zëlartë sa herë duhet të thotë e të mbrojë të vërtetën.
Me kontribute të vyera si pedagoge më herët e mandej edhe si politikane ( drejtuese e lartë e Partisë Socialiste, deputete dhe ministre), Arta Dade meriton nderim dhe mirënjohje.
Ndaj sot, në datën e lindjes, duke i thënë faleminderit për gjithë kontributet e dhëna, i uroj Artës — gruas zonjë, nënës, gjyshes dhe stërgjyshes së bukur e të dashur: GËZUAR!
Gëzofsh dhe festofsh njëqind mote, pranverë më pranverë, me më të dashurit e zemrës e mira Artë!

