Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë

Më 14 mars shënohet në mbarë botën “Ditën ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë”, një ditë ndërgjegjësimi dhe mobilizimi global për mbrojtjen e lumenjve dhe ekosistemeve të ujërave të ëmbla.

Kjo ditë bashkon çdo vit mijëra qytetarë, organizata dhe komunitete në mbarë botën për të ngritur zërin në mbrojtje të lumenjve, për të kërkuar politika më të qëndrueshme të menaxhimit të ujërave dhe për të promovuar zgjidhje që ruajnë biodiversitetin dhe burimet jetike të ujit.

Tema e këtij viti, “Mbroni lumenjtë, mbroni njerëzit”, thekson lidhjen e drejtpërdrejtë mes shëndetit të lumenjve dhe mirëqenies së njerëzve.

Dita Ndërkombëtare e Veprimit për Lumenjtë u frymëzua nga pjesëmarrësit e Takimit të Parë Ndërkombëtar të Njerëzve të Prekur nga Digat, i zhvilluar në mars 1997 në Curitiba, Brazil.

Lumenjtë janë sisteme jetike për furnizimin me ujë të pijshëm, prodhimin e ushqimit, jetesën e komuniteteve dhe ruajtjen e ekosistemeve natyrore.

Në këtë ditë organizohen aktivitete sensibilizuese, diskutime publike dhe nisma komunitare që synojnë të nxisin mbrojtjen dhe restaurimin e lumenjve, si dhe të rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore.

Organizatorët e kësaj dite theksojnë se ruajtja e lumenjve është thelbësore për sigurinë ushqimore, mbrojtjen e biodiversitetit dhe përballimin e sfidave që lidhen me ndryshimet klimatike, duke bërë thirrje për veprim të përbashkët për të mbrojtur këto burime jetike për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.