Mr. Nobody Against Putin’ fiton Oscar për dokumentarin më të mirë

Dokumentari”Mr. Nobody Against Putin” fitoi çmimin Oscar për dokumentarin më të mirë, duke u bërë filmi i tretë në katër vitet e fundit që lidhet me Rusinë dhe që triumfon në këtë kategori.

Filmi trajton realitetin e jetës në Rusi dhe presionin e sistemit politik, duke ndjekur historinë e një mësuesi që përpiqet të kundërshtojë propagandën pro-Kremlinit në shkolla.

Edhe dy fitues të tjerë të viteve të fundit kanë pasur në qendër Rusinë. Dokumentari 20 Days in Mariupol, që trajton luftën e Rusisë në Ukrainë, fitoi çmimin në vitin 2024, ndërsa në vitin 2023 triumfoi Navalny, kushtuar aktivistit rus të opozitës Alexei Navalny.

Ndërkohë, vitin e kaluar çmimin për dokumentarin më të mirë e fitoi “No Other Land”, një film që ndjek aktivistët palestinezë në Bregun Perëndimor.

Fitoret e viteve të fundit tregojnë se dokumentarët me tema politike dhe konflikte ndërkombëtare kanë qenë në qendër të vëmendjes së Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Filmit.