Tirana ia vodhi Elbasanit festën? Sinanaj: Debati që ndizet për Ditën e Verës dhe si po e përjetojnë të rinjtë

Festat tradicionale po marrin një tjetër kuptim për brezat e rinj, të cilët ndonëse i shohin si një mundësi për argëtim, nuk i shkëputen dot thelbit të tyre: familjes dhe traditës.

Ky fenomen vihet re veçanërisht gjatë Ditës së Verës, ku perceptimi i të rinjve ndryshon nga ai i gjeneratave të mëparshme.

E ftuar në studion e lajmeve për të folur për këtë temë, ishte sociologia Eva Sinanaj

"Të rinjtë janë më shumë të prirur drejt argëtimit në këto festa, por duke qenë aty me familjarët e tyre, me gjyshërit e tyre, ajo dreka e këndshme në familje ose ëmbëlsirat që bëhen në ditët festive, ballokumja, kush ka pasur mundësi ka shkuar në qytetin e Elbasanit, ku festa le të themi është zemra e festës qyteti dhe ata e shikojnë më shumë si argëtim.

Tirana sot ishte shumë aktive. Komplimenta sepse më bëri përshtypje për mirë që kishte shumë aktivitete sportive për fëmijët.

Kjo është një gjë shumë pozitive dhe për t'u vlerësuar. Ku ka më mirë se të jemi të gjithë së bashku duke shpërndarë të mirën në mesin tonë", u shpreh Sinanaj.

Ndiqni intervistën e plotë: