Shqipëria 'noton' mbi naftë, por pse vazhdojmë ta blejmë kaq shtrenjtë? Ja si përgjigjet Xhepa

Ndërkohë që çmimet e karburanteve vazhdojnë të jenë një burim shqetësimi për qytetarët, të ndikuara nga konfliktet ndërkombëtare si ai në Ukrainë dhe tensionet e reja në Lindjen e Mesme, një pyetje thelbësore mbetet aktuale: Pse Shqipëria, një vend me burime të konsiderueshme nafte, vazhdon të jetë kaq e varur nga importi?

Historikisht, Shqipëria ka qenë një vend importues neto i produkteve energjetike, veçanërisht i naftës.

Kjo situatë paraqet një paradoks të madh, pasi vendi disponon rezerva të naftës bruto që, në teori, do të ishin të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha nevojat e brendshme të ekonomisë.

Pavarësisht rritjes së investimeve private në sektorin e nxjerrjes së naftës, varësia nga tregjet e huaja nuk është zbehur.

Për të folur më tepër rreth kësaj teme, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte eksperti i ekonomisë Selami Xhepa.

"Shqipëria historikisht ka qenë një vend importues neto i produkteve energjitike, në veçanti i naftës dhe fatkeqësisht, pavarësisht se investimet private në në rritjen e kapaciteteve ë nxjerrëse të naftës kanë ardhur në rritje, praktikisht Shqipëria, është një prodhuese, që ndoshta në nivelin e vet bruto, do të ishte e mjaftueshme për të përballuar nevojat e brendshme të ekonomisë, por për arsye të tregut, të faktit që në Shqipëri nuk kemi një industri të përpunimit të naftës dhe transformimit të saj nga gjendja bruto në një naftë që përdoret për ekonominë, pra kryesisht për makinat, për transportin e të tjerë, pra që të jetë e përshtatshme me standartet mjedisore të vendeve të BE-së.

Shqipëria nuk e ka këtë lloj lehtësie, për arsye nga më të ndryshmet dhe kjo bën që dhe pse Shqipëria prodhon dhe eksporton nga 1 milion barrela apo fuçi, Shqipëria po kaq edhe importon nga jashtë për të plotësuar nevojat e ekonomisë", u shpreh Xhepa.

Ndiqni intervistën e plotë: