Pas denoncimit të “Ora News”, AKU kallëzon penalisht “Modi shpk” për misrin nga Serbia
Pas denoncimit të televizionit “Ora News” për misrin me aflatoksinë që u hodh në treg nga “Modi” shpk, ka reaguar Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Shkodër.
Ky institucion ka kallëzuar në prokurori subjektin tregtar “Modi” shpk, në magazinat e të cilit janë bllokuar 24 tonë misër rifuxhio, i cili ka rezultuar me prani mbi normë të alfatoksinës B1.
Subjekti në fjalë akuzohet për “Mashtrim me produktet ushqimore”.
Sipas njoftimit të AKU, fillimisht inspektorët kanë bllokuar misrin e importuar nga Serbia deri në daljen e analizave, ndërkohë subjekti në fjalë akuzohet se ka shkelur sërish ligjin, duke ‘prekur’ produktet e bllokuara.
SKANDAL/ 130 ton misër me toksinë kancerogjene zhduket pas bllokimit. “MODI” sh.p.k. “gjunjëzon” AKU
