Mbi 13 mijë gra të punësuara gjatë vitit 2025 në Shqipëri

Agjencia për Media dhe Informim (MIA), bën me dije se gjatë vitit të kaluar, rreth 13 mijë e 308 gra janë punësuar vetëm në një vit në Shqipëri.

Përmes programeve që mbështesin punësimin dhe formimin profesional të grave dhe vajzave, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) bën me dije se: 7.296 gra kanë ndjekur kurse formimi profesional, ndërsa 2.825 gra janë punësuar përmes programeve të subvencionuara.

Sipas AKPA-së, 177 gra kanë hapur bizneset e tyre duke sjellë një numër në rritje të grave aktive në ekonominë e vendit.