VIDEO-UDHËZIMI/ Deklarata e re e Tatimit mbi të Ardhurat e Korporatës, afati i dorëzimit deri më 31 mars

Bizneset në vend kanë afat deri më 31 mars për të dorëzuar Deklaratën e Tatimit mbi të Ardhurat e Korporatës (TAK), sipas formularit të ri që ka hyrë në fuqi nga janari i këtij viti.

Administrata tatimore bën të ditur se deklarata e re sjell një strukturë më të detajuar raportimi, duke synuar rritjen e transparencës në deklarimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të subjekteve.

Formulari përfshin më shumë elemente raportimi financiar, duke kërkuar nga bizneset një paraqitje më të plotë të aktivitetit të tyre ekonomik.

Sipas administratës, ndryshimet në deklaratë lidhen me pasqyrimin më të detajuar të të ardhurave, shpenzimeve dhe kategorive të tjera financiare, çka pritet të përmirësojë saktësinë e deklarimeve dhe analizën e të dhënave nga autoritetet tatimore.