Sefa zbulon planin me 4 pika: Si mund t'i shpëtojë Shqipëria stuhisë së çmimeve
Ndërkohë që tensionet globale kërcënojnë të shkaktojnë një valë të re të rritjes së çmimeve, Shqipëria ndodhet sërish përballë sfidës për të mbrojtur ekonominë dhe xhepat e qytetarëve.
Ergis Sefa, ekspert ekonomie, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” propozon një plan me katër masa strategjike që shteti mund të ndërmarrë për të amortizuar goditjen e pashmangshme, jo vetëm në çmimet e naftës dhe gazit, por edhe në një gamë të gjerë produktesh importi.
“E para, një monitorim i fortë i tregut për spekulimin, pra për ta evituar spekulimin, jo për të parë rritje çmimesh direkte siç po e shohim në këto ditë.
E dyta, një politikë e rritjes së konkurrencës sidomos në sektorë të ndryshëm të importit, për të mos ta përqendruar vetëm në pak duar importin, tek pikat e shumicës, grosistët, por duke e shpërndarë sa më shumë.
E treta, pak më afatgjatë, një promovim më i mirë i prodhimit vendas dhe i incentivave për të prodhuar vendas, sidomos në sektorin bujqësor.
E katërta, një diversifikim i burimeve nga ne e marrim importin, kryesisht të lëndëve të para.
Të katërta këto masa, dy të parat janë, do të thoja, më afatshkurtra, dy të tjerat janë pak më afatmesme.
Nëse merren të kombinuara, e amortizojnë disi goditjen që mund të na vijë.
Unë shpresoj që ne të kemi mësuar nga nga të parët dhe të kemi nxjerrë mësimet tona
Shpresoj që të mos ribëjmë të njëjtat gabime”, u shpreh Sefa.
Ndiqni intervistën e plotë:
