Aeroporti i Vlorës, Rama: Ata që nuk po lënë gur pa lëvizur, i kanë bërë llogaritë gabim

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ata që nuk po lënë gur pa lëvizur për të penguar projektin për Aeroportin e Vlorës.

Rama u shpreh se i kanë bërë llogaritë gabim se projekti do të bëhet.

Ai theksoi se nuk ka plan B vetëm për BE-në, ndërsa për çdo gjë tjetër është te C.

“I dimë ata që nuk po lënë gur pa lëvizur për të penguar projektin. I kanë bërë llogaritë gabim se projekti do të bëhet. Nuk kam plan B vetëm për BE-në. Për çdo gjë tjetër jam te C”, tha Rama.