VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (9 - 10 mars 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Evropa Qendrore, Gadishulli Peloponez dhe pjesa më e madhe e Ballkanit do të kenë mot të kthjellët. Brigjet e Detit të Zi me kthjellime dhe vranësira të lehta.

Ndërsa vendet nordike dhe rajoni i Baltikut do të kenë vranësira me reshje shiu e dëbore për shkak të një qendre ciklonare në veri të kontinentit..

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet  me vranësira dhe mundësi për reshje shiu në veri dhe qendër. ndërsa në mbrëmje pritet përmirësim i motit.

Temperaturat luhaten nga 2°C deri 18°C. Era fryn jugperëndimore deri 30 km/h, me dallgëzim 1–2 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Ishujt Britanikë do të kenë vranësira të dendura me reshje shiu dhe erë të fortë.

Ndërsa Gadishulli Skandinav, Apenin, rajoni i Ballkanit, Peloponezi dhe brigjet e Turqisë do të dominohen nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, priten Alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin, më të dendura në veri. Pasditja vjen me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Temperaturat luhaten nga 0°C deri 20°C. Era fryn deri 28 km/h, ndërsa deti i qetë.