Siguria në shkolla/ Simo: Peticioni për shkak të incidenteve deri në humbje jete
Një grup prindërish ka ngritur një peticion për të rritur sigurinë e nxënësve në shkolla.
Iniciativa është udhëhequr nga sociologia Marsi Simo, e cila thekson se shkolla duhet të jetë një mjedis i sigurt për fëmijët.
“Duke marrë parasysh ngjarjet e fundit, humbjet e jetës dhe incidentet, është e rëndësishme të parashtrojmë problematikat dhe të marrim përgjegjësitë tona.
Çdo shkollë ka rregullat e veta, por kemi identifikuar 10 pika kryesore, të cilat prindërit i kanë adresuar shpesh. Peticioni është online për të mbledhur sa më shumë firma.
Mbi 1,050 firma janë mbledhur deri tani për këtë iniciativë, që synon të rrisë sigurinë e nxënësve në shkolla.
Iniciativa ka nevojë për një përhapje më të gjerë në komunitet, por theksojmë se ky proces do të marrë kohën e vet për t’u realizuar si duhet. Qëllimi është që çdo fëmijë të ndihet i mbrojtur dhe shkolla të mbetet një mjedis i sigurt për mësim dhe zhvillim."
Ndiqni intervistën e plotë:
