Korrupsion dhe pastrim parash me Erjon Veliajn, Elman Abule shfaqet i “turpshëm” në seancë, nuk pranon të filmohet nga “Ora News”
I vetmi nga 30 të pandehurit, individë dhe shoqëri, të përfshira në procesin gjyqësor ndaj Erjon Veliajt që nuk pranoi kamera brenda seancës së parë të gjykimit në themel të dosjes në GJKKO, ndonëse gjyqi ishte i hapur, ishte biznesmeni kontravers i lidhur në korrupsion me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës ishte Elman Abule.
Ndonëse asnjë prej të pandehurve përfshirë dhe organin e Akuzës nuk kishte kundërshtim, i pandehuri Abule deklaroi se: “Nuk dua të filmohem”.
“Ora News” i ishte drejtuar Gjykatës se Posaçme brenda procedurave ligjore dhe afateve kohore me një kërkesë ku kishte interes që në gjyqin e themelit për një nga dosjet e korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit të ishte, siç ligji parashikon i hapur dhe transparent për qytetarët.
