Deputeti i PD-së mbi një orë në ambientet e SPAK, Mziu: isha për çështje policie
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Mars 2026, 16:15
Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqitur këtë të premte në SPAK.
Pak çaste më parë, deputeti ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, ku para gazetarëve u shpreh se ishte thirrur për një çështje policie.
Ndaj tij ka një padi të depozituar në qershor të vitit të kaluar nga deputeti i Partisë Socialiste në Dibër, Agron Malaj, i cili e ka kallëzuar për veprën penale të “shpifjes”.
Po ashtu deputeti demokrat është marrë në pyetje në vitin 2024 nga prokurorët e posaçëm edhe për një rast tjetër, i cili lidhet me tenderat në kohën kur ai drejtonte bashkinë Kamëz.
