Meçollari: Edhe nëse SHBA ka të drejtë ndaj Iranit, duhet autorizimi i OKB-së
I ftuar në emisionin “Drejt” ishte Artur Meçollari, ish-ushtarak kolonel, i cili komentoi situatën e tensionuar mes SHBA-së dhe Iranit dhe aspektet e së drejtës ndërkombëtare.
Sipas Meçollarit, në të drejtën ndërkombëtare njihet kryesisht koncepti i konfliktit të brendshëm dhe jo terma të tjerë që përdoren shpesh në diskursin politik. Ai theksoi se edhe nëse supozohet se SHBA mund të ketë të drejtë në përballjen me Iranin, çdo ndërhyrje do të kërkonte autorizimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
“Le të supozojmë se SHBA ka të drejtë në përballjen me Iranin, por për një veprim të tillë duhet autorizimi i OKB-së. A mund të merret ky autorizim?
Jemi në një ngërç që lidhet me formulën e funksionimit të OKB-së. Para se të ndodhë një ndërhyrje duhet të deklarohet prishja e paqes, por Këshilli i Sigurimit e ka pothuajse të pamundur ta marrë një vendim të tillë”, u shpreh ai.
Meçollari shtoi se Irani ushtron ndikim të konsiderueshëm në rajon përmes organizatave që veprojnë në Gadishullin Arabik. Sipas tij, tre organizata kryesore që veprojnë në emër të interesave iraniane janë Hezbollahu, Hamasi dhe grupe të tjera të armatosura në rajon, të cilat e bëjnë situatën edhe më komplekse në aspektin gjeopolitik.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË:
