Irani në luftë/ Çika: Disa nga drejtuesit e BE-së nuk janë në një linjë me SHBA-në dhe Izraelin për Iranin

Pedagogu Emilio Cika ishte i ftuar në emisionin “Drejt”, ku foli për përplasjen mes Iranit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, si edhe për ndikimin që kjo situatë mund të ketë në rajon dhe në Shqipëri.

Sipas Çikës, për të kuptuar situatën aktuale duhet parë fillimisht zhvillimi historik dhe procesi i negociatave që kanë paraprirë përplasjen.

“Në radhë të parë duhet parë zhvillimi historik. Para se të shkonim në përplasjen ku jemi sot, kemi pasur një seri negociatash. Në këto raste shihet nëse palët i respektojnë bisedimet dhe më pas, nëse ato dështojnë, një shtet ndërmerr hapa të caktuar”, u shpreh ai.

Ai shtoi se në historinë ndërkombëtare ka pasur konflikte që nuk kanë kaluar përmes OKB-së dhe megjithatë kanë ndodhur.

“Në këtë rast kemi edhe një përplasje në këndvështrimin se si e shohin situatën drejtuesit më të mëdhenj të BE-së. Ata nuk janë plotësisht në një linjë me SHBA dhe Izraelin”, theksoi Çika.

Sipas tij, kjo tregon se brenda Bashkimi Evropian ka qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet menaxhuar konflikti dhe për përdorimin e forcës në raport me të drejtën ndërkombëtare.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: